Zjarret në Greqi: Evakuohet Evia

Zjarret në Greqi po vazhdojnë të shkaktojnë katastrofa të mëdha, e sidomos në ishullin grek Evia.
Më shumë së 2,000 banorë të zonës veçse janë evakuuar.
Mediat lokale kanë bërë të ditur se nuk u është dërguar ndihmë e mjaftueshme për t’i luftuar këto zjarrë, ku shtojnë së pjesët më të bukura të ishullit veçse janë djegur tërësisht.
Temperaturat e larta po vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha, madje edhe erërat e lehta po mjaftojnë që të nisin zjarret.
Në Evia, e cila gjendet në veri – lindje të Athinës, dy zjarre të mëdha, kanë dëmtuar mijëra hektarë tokë, përfshirë shumë shtëpi e biznese.
Zjarrfikësit kanë pasur vështirësi që të mënjanojnë zjarret, sidomos nëpër fshatra./21Media

Back to top button