“Zjarrfikësit e Kosovës të lënë pas dore nga shteti”

Shkodra ka treguar problemet me të cilat përballen zjarrfikësit e Kosvës

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, e cila shënohet çdo 4 maj, kryetari i Shoqatës Sindikale të Zjarrfikësve në Prishtinë Samed Shkodra, ka treguar për problemet me të cilat përballet kjo kategori.

Sipas tij, problemet e zjarrfikësve në Kosovë janë të shumta me numër dhe ato datojnë që nga paslufta. Si problemi më esencial sipas Shkodrës është statusi i pa definuar i zjarrfikësve.

“Po ashtu problem është edhe konflikti për kompetenca në mes komunave dhe Ministrisë së Punëve të brendshme, gjegjësisht Agjencionit për menaxhimin e Emergjencave (AME)”, theksoi ai.

Zjarrfikësit në Kosovë sipas tij nuk kanë kushte të favorshme për punë, ndërsa thotë se nuk u paguhen as orët shtesë të punës, ndërrimin e natës, punën gjatë festave zyrtare dhe fundjavë e të cilat janë të parapra me ligjin e punës dhe se nuk kanë as sigurim shëndetësor e invalidor.

Për këto kushte të rënda, kryesindikalisti i zjarrfikësve në Prishtinë ka fajësuar institucionet e vendit, si në nivelin qendror dhe atë lokal, duke thënë se kanë lënë pas dore këtë kategori e cila është jetike për sigurinë e qytetarëve.

“Kjo vlen te kuptohet se si niveli lokal ashtu edhe ai qendror, shërbimin e zjarrfikëseve e njohin vetëm atë herë kur janë në zor! Sot shërbimi i zjarrfikëseve 18 vite pas luftës, nuk kanë ligj që rregullon materien e profesionit të tyre, komfor ligjit mbi profesionet. Shërbimet e zjarrfikëseve dhe shpëtim , në përgjithësi ballafaqohet me shumë probleme”, tha Shkodra.

Back to top button