Sulmohet Marine Le Pen

Demonstruesit e goditën kandidatën për presidente

Kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente të Francës, Marine Le Pen, është goditur të enjten nga disa demonstrues me vezë, gjatë një vizite që ajo i bëri një fabrike në rajonin Bretanja, në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Tri ditë para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, rreth 50 persona të mbledhur rreth lideres së Frontit Nacional bënë thirrje “jashtë me fashistët” dhe goditën me vezë Le Pen.

Back to top button