Zjarrfikësit, heronjtë me “armë” të dobëta!

Këta janë pjesëtarë nga “Ekonomia e Pyjeve” Tetovë.
Po i bëjnë roje zjarrit mbi fshatin Rahoviç të komunës së Sarajit.
Mjet të vetëm për shuarjen e zjarrit kanë këto pajisje, një çantë plastike që mban disa litra ujë.
“Sa janë efektive këto?
Sa të mund të arrish, sa të mundemi me këtë.
Duhet edhe fshesa, lopata.
A janë modele të vjetra këto?
Si e shihni ju vetë…
Duhet të kemi kapela, duhet të kemi këpucë, krejt pajisjet, ja ne kemi ardhur me pajisjet tona”, u shpreh ky pjesëtar nga Ekonomia e Pyjeve Tetovë.
Edhe gjatë ditës së djeshme, pjesëtarë të Armatës dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza, me këto pajisje morën malin për ta shuar zjarrin.
Zjarri ka disa ditë që po e kërcënon fshatin Rahoviç.
Situata sot është pak më mirë, sepse vatra e zjarrit është larguar pak nga fshati.
“Për çdo rast ne jemi të gatshëm të ndihmojmë i kemi edhe pajisjet”, tha ky pjesëtar nga Ekonomia e Pyjeve Tetovë.
Në fshat edhe sot po qëndrojnë pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut.
E nga ajri është ndërhyrë me helikopter dhe aeroplan.
E deri sa mbi Rahoviç digjej mali, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojance Angellov, zgjodhi që situatën ta shohë nga 3 fshatra larg, konkretisht nga Llaskarca.
Zjarri këtu ka disa ditë që djeg malin, por vetëm dje për herë të parë u intervenua nga ajri, sepse nga toka ishte e pamundur./TV21

Back to top button