Interi kërkon shërbimet e Lorenzo Insignes

Lorenzo Insigne nuk ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës me Napolin dhe mund të shitet për 30 milionë euro, kështu që “Sky Sport Italia” raporton se Interi është gati të bëjë një ofertë për fantazistin italian.
Marrëveshja aktuale e Insignes do të skadojë në qershor të vitit 2022 dhe negociatat për rinovimin e saj nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur.
Agjenti i tij vizitoi kampin stërvitor të Napolit sot, por burimet lokale raportojnë se ai nuk diskutoi për Insignen, duke u përqëndruar kryesisht për lojtarët e tjerë nën drejtimin e tij.
Një takim mund të ketë ndodhur më vonë, në të cilin “RAI Sport” pretendon se Napoli thjesht pyeti nëse kishte ndonjë ofertë.
Presidenti Aurelio De Laurentiis, ishte gjithashtu në kampin “Castel di Sangro”, por përsëri nuk foli drejtpërdrejt me Insigne ose agjentin.
Interi është duke kërkuar përforcime të reja për skuadrën pas largimit të yjeve si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi.

Back to top button