Zjarri i kaploi shtëpinë, vdiq e moshuara që ishte brenda

 

Një e moshuar nga Prizreni ka vdekur si pasojë e djegieve që ka marrë nga zjarri që kishte përfshirë shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të 31 majit.

Policia bënë të ditur se zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuesit”, njofton Policia e Kosovës./21Media 

Back to top button