Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarri kaploi urën e vetme që lidh Krimenë me Rusinë, Putin kërkon të nisin hetimet

Presidenti rus Vladimir Putin është informuar për “emergjencën” në urën e Krimesë.
Ai ka urdhëruar krijimin e një komisioni qeveritar për të hetuar incidentin, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Presidenti ka udhëzuar kryeministrin të formojë një komision qeveritar për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të eliminuar pasojat e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Komisioni do të përbëhet nga krerët e Territorit të Krasnodarit dhe të Krimesë, përfaqësues të Gardës Kombëtare [Rosgvardia], FSB [Shërbimi Federal i Sigurisë] dhe Ministrisë së Brendshme”, tha Peskov.
Ai shtoi se ministri i transportit Vitaly Savelyev dhe ministri i situatave emergjente Aleksandr Kurenkov po udhëtojnë në vendin e incidentit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button