Zjarri në Emshir, Rama: Ndihem i lehtësuar që nuk pati viktima

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama pas zajrrit në Emshir të Prishtinës, ai tha se ndihet i lehtësuar që nuk pati viktima

Ai tha se bashkëndjen me banorët e kësaj lagjeje të kryeqytetit.

“Bashkëndjej me banorët e lagjes “Emshir” pas zjarrit që përfshiu disa prej banesave. Ndihem jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk pati viktima dhe shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj ekipeve të zjarrfikësve, policisë dhe emergjencës, të cilët me reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e lartë shpëtuan jetët e qytetarëve.  Së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica, ishim në vendin e ngjarjes për të parë nga afër dhe për të vlerësuar nevojat e banorëve dhe përpjekjet e ekipeve të angazhuara në terren. Profesionalizmi dhe humanizmi i tyre mbeten një shembull për të gjithë ne”.

Back to top button