Zjarri në majën e Goleshit ende aktiv, terreni i paqasshëm për zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë bjeshkën e madhe të Goleshit që nga orët e mbrëmjes dhe po vazhdon edhe sot.

Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, i cili tha se terreni është shumë i vështirë dhe pa qasje për automjetet e zjarrfikësve.

“Zjarri është aktiv ende, dhe është sipërfaqe e madhe e përfshirë nga zjarri. Tereni është i vështirë dhe pa qasje të automjeteve të zjarrfikjes. Vende vende edhe i pa qasshem për zjarrfikës”, tha Gashi. /21Media

Back to top button