Kaloni te përmbajtja kryesore

Zjarri përfshin azilin e pleqve në Bosnjë dhe Hercegovinë, 11 persona të vdekur

Një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës ka lënë 11 persona të vdekur dhe të paktën 30 të tjerë të plagosur, thonë autoritet vendase.

Flaka filloi të martën në mbrëmje në qendrën e pleqve në qytetin e Tuzlës, duke shpërthyer në katin e shtatë pak pas orës 20:45 sipas orës lokale (19:45 GMT), shkruan BBC.

Rreth 20 persona u dërguan në një qendër mjekësore për trajtim, përfshirë zjarrfikës, oficerë policie, punonjës mjekësorë, punonjës dhe banorë të azilit, tha një zëdhënës i policisë.

Ndërsa shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë, kryeministri Nermin Nikshiç e quajti atë “një katastrofë me përmasa të mëdha”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button