Zjarri u dogji gjithçka që kishin, por qëndrojnë tek fqinjët

Dhjetë familje kërkojnë ndihmë materiale

Pas djegies së barakës në Ognjancë të komunës së Petovecit në Maqedoni, dhjetë familjet të cilët mbetën pa kulm mbi kokë janë akomoduar tek fqinjët e tyre. Me ndihmën e bamirësve dhe komunës së Petrovecit objekti që u dogj po rindërtohet dhe është vendosur shtresa  e parë. Por kanë mungesë të ndihmës materiale.

Rabija dhe Rabini po rrinë në dhomë të ftohtë të këto ditë dimri. Kjo familje ka nevojë për një shporet, rroba dhe ilaçe për fëmijët, raporton TV21.

Kryetari i komunës së Petrovecit Borçe Mitevski tha se shtresa është vendosur por se është vështirë të gjendet një kompani për ta ndërtuar banesën.

Ndryshe zjarri që dogji barakën e 10 familjeve në Ognjacë u mori të gjitha që kishin. Ata mbetën në këto ditë dimri pa kulm mbi kokë. Kërkojnë ndihmë që sa më shpejtë të rregullohen shtëpitë e tyre që të mund në këto ditë acari t’i kalojnë në ambient shtëpiak./21Media

Back to top button