Zjarri ua bëri shtëpinë shkrumb e hi! Familja e trishtuar mbeti në qiell të hapur

Me duar dhe djersë e ndërtoi dhe e kompletoi shtëpinë e tij Vecko Mitevski nga Kërçova, por zjarri i mori gjithçka.
Nata e 8 gushtit ishte e kobshme për familjen Mitevski nga fshati Drugovë i Kërçovës, pasi zjarri dogji shtëpinë e tyre deri në themel.
Nga arsye të pa njohura zjarri filloi nga punëtoria e më pas flakët përfshinë edhe shtëpinë e tij, ku për disa orë mundi disa vjeçar i kësaj familjeje u bë shkrumb e hi.

“Kur ka filluar zjarri askush nuk qenë në shtëpi, fqinjët janë lajmëruar te nëna ime, nëna ka qenë këtu nëpër fshat ka shëtitur të voglin e motrës dhe fqinjët kanë thënë se diçka po digjet në fshat, kur kanë ardhur nëna dhe motra punëtoria e babit u dogj dhe më pas zjarri u zgjerua edhe drejt shtëpisë. Nga erdhi si erdhi nuk e dimë”, tha Magdalena Mitevski.
Zjarrfikësit përveç se me vonesë siç tha zonja, ata nuk arritën që të hyjnë deri në shtëpi pasi rruga është e ngushtë, ndërsa vajzat me babain nuk kishin as ujë për të hedhur, sepse gjatë verës ka mungesë të ujit.
“Fillimisht zjarri filloi nga pjesa e jashtme, zjarrfikësit erdhën me vonesë dhe nuk arritën deri tek vendi i ngjarjes kështu që banorët dhe ne këtu në shtëpi që jemi u munduam, por ujë nuk kemi ne, çezmat nuk kanë ujë në atë periudhë në verë dhe nuk kishim kushte se me çfarë ta shuajmë zjarrin”, pohoi Magdalena Mitevski.
Familja janë të rrënuar psiqikisht nga kjo gjendje sepse përveç që u dogj pasuria e vetme që kishin, brenda saj u dogjën edhe kursimet që prej vitesh kishte mbledh zotëria.
Shpresa e vetme e kësaj familje është te ndihma nga bamirësit.
“Babi është rrënuar psiqikisht kështu që nuk mund as të vinte të jepte intervistë dhe nuk mund ta shoh të njëjtën, sepse gjithçka që ka punuar gjithë jetën ju rrënua dhe e ka dhimbje t’i shoh këta punë që gjithë jetën ndërtuar tanimë se ka”, theksoi Magdalena Mitevski.
Ato pak mjete që kishin janë munduar ta pastrojnë hapësirën e djegur, por nuk kanë mjete për ta ngritur sërish të njëjtën. Bamirësit po mundohen t’ju ndihmojnë me punë fizike, por gjendja financiare e kësaj familjeje për momentin është e keqe për të vazhduar me ndërtimin e shtëpisë, e cila u dogj, raporton Tv21./21Media

Back to top button