Zogaj: Nuk presim diqka ndryshe, e vetmja zgjidhje nga ky ngërç politik është ideja e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj për RTV21 para fillimit të seancës së 28-të të Kuvendit ka thënë se nuk pritet ndonjë ndryshim për daljen nga ngërçi politik.

Sipas tij e vetmja zgjidhje nga ky ngërç politik është idea e LDK-së për qeveri kalimtare deri në zgjedhjet e ardhshme

“Nuk presim diqka ndryshe për arsyje që nuk ka pasur asnjë lëvizje serioze për të ndaluar nga ky ngërç politik, andaj kjo do të jetë një përsëritje e radhës e turpshme siç po e shohim çdo 48 orë. Pa marrëveshje politike nuk mund të ketë lëvizje nga këto qëndrime, andaj edhe sot edhe pas 48-orëve ne do të vazhdojmë kësi soji. E vetmja zgjidhje nga ky ngërç politik është idea jonë apo alternativa që ne e kemi propozuar si LDK, e që është qeveria gjithëpërfshirëse, kalimtare deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Zemaj. /21Media

Back to top button