Arsenali mposht Bournemouthin, Xhaka asistues

Arsenali është duke vazhduar me paraqitje fantastike në edicionin e ri të Premier Ligës dhe sot ka regjistruar edhe fitoren e tretë nga tri ndeshjet e para.
“Topçinjtë” kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim ndaj Bournemouthit për të shkuar kështu në kuotën e nëntë pikëve.
Që nga minuta e parë skuadra e trajneri Mikel Arteta ka treguar se ka udhëtuar vetëm për fitore. Goli i parë i tyre është shënuar vetëm pas pesë minutave lojë përmes Odegaard, i cili po ashtu ka shënuar edhe golin e dytë gjashtë minuta më vonë.
Në pjesën e dytë, përkatësiht në minutën e 65’, mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka asistuar për Saliban, i cili ka shënuar për 3-0 dhe ky ka qenë rezultati final i kësaj ndeshje.
Kështu pas tri xhirove, Arsenali e kryeson tabelën me nëntë pikë, i ndjekur nga Tottnhami me shtatë pikë.

Back to top button