ZPS-ja gjatë tetorit nuk do të jetë në gjendje të paraqesë dosjen paraprake në rastin e Thaçit e të tjerëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka bërë të ditur se gjatë tetorit nuk është në gjendje të paraqes dosjen paraprake në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ajo kanë bërë të ditur se dosjen paraprake do të ishin në gjendje ta paraqesin më 17 dhjetor 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“ZPS kërkon që, nëse gjykatësi i procedurës paraprake ka parasysh që të caktojë afatin për paraqitjen e dosjes paraprake më 17 dhjetor 2021, që afati i fundit për dorëzimin e tabelës së Rregullës 109 (c) të caktohet për 28 janar 2021. Ose, nëse afati për paraqitje të datës paraprake caktohet për ndonjë datë tjetër, ZPS kërkon një minimum prej 30 ditësh nga ajo datë për paraqitjen e tabelës së Rregullës 109 (c)”, thuhet në këtë parashtresë.
Back to top button