ZPS konfirmon për RTV21: Aktualisht jemi duke kryer operacione në Kosovë

(Lajm i përditësuar)


Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në një përgjigje me shkrim ZPS tha se operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).


Specialja bastis banesën e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Nacionale ka siguruar edhe fotografi nga shtëpia e Smakës ku po qëndron një veturë e EULEX-it.

Avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjet.

“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai.


Specialja bastis banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit 

Gjykata Speciale e ka bastisur në mëngjesin e sotëm banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me avokatin Artan Çerkini dhe Prokurorinë e Dhomave të Specializuara, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Lidhur me rastin, portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe ZPS-në, dhe është pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Portali rtv21.tv do t’iu mbaj të informuar…

 

Back to top button