ZPS: Sadik Halitjaha jep informacione lidhur me vartës të ndryshëm të UÇK-së dhe krimet e pretenduara

(Lajm i përditësuar)


Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes prokurorit, James Pace tha se dëshmitari Sadik Halitjaha do të japë informacione lidhur me vartës të ndryshëm të UÇK-së, si dhe do të flasë për njohuritë e tij për krimet e pretenduara.

“Ai jep informacion lidhur me vartës të ndryshëm të UÇK-së dhe njohurive të tij lidhur me krimet e pretenduara. 04765 është takuar dhe ka komunikuar në mënyra të tjera me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, si dhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm në vende të ndryshme në periudhën në mes 1998 dhe ‘99-ës. Ai jep prova- dëshmi për role të shumë anëtarëve të ndryshëm të Shtabit të Përgjithshëm dhe informacion përfshirë këtu urdhra të marra nga Shtabi i Përgjithshëm. 04765 ka qëndruar në Prizren në qershor 1999 dhe ka dhënë informacione për njësite të UÇK-së dhe anëtarë të tjerë atje”, tha Pace.

Ai theksoi se dëshmitari ka shkruar edhe dokumente e libër lidhur me UÇK-në.

“Së fundi 04765 ka shkruar shumë dokumente të UÇK-së në 98-të dhe së fundi ka shkruar një libër lidhur me UÇK-në”, tha Pace.

Prokurori James Pace ka prezantuar një përmbledhje për dëshmitarin Sadik Halitjaha, ku tha se dëshmitari ka qenë anëtar i bordit drejtues të LKP-së në Zvicër, përpara se ai të vijë në Kosovë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ka qenë anëtar i bordit drejtues i LKP-së në Zvicër përpara se të shkonte në Kosovë në qershor të ’98 për t’u kyçur në UÇK dhe së pari ka shërbyer në Budakovë si komandant i Batalionit të UÇK-së 2 brenda “Brigadës 123” të Zonës Operacionale të Pashtrikut në periudhën nga nëntor 1998 deri në mars ’99. 04765 ka qene asistent, zëvendëskomandant për murale dhe politikën në Zonën Operative të Pashtrikut. Në pajtim me këtë rol nga dhjetori ‘98 deri në janar ‘99 ka shërbyer në Departamentin e Përgjithshëm të administratës që njihet si JNJ me bazë në Kleçkë. Nga marsi i ‘99 ka qenë zëvëndëskomandant i Zonës Operative të Pashtrikut. 04765 jep informacion lidhur me strukturën … të raportimit ndërmjet Zonës Operative të Pashtrikut, duke përfshirë këtu policinë ushtarake dhe njësitë speciale”, tha prokurori.


Para se të fillojë dëshmia e dëshmitarit Sadik Halitjaha, mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit Ben Emmerson, ka thënë se ky dëshmitar është “bashkëkonspirues pa aktakuzë” dhe pretendohet se ai ka urdhëruar rrëmbimin e tri grave që janë familjare të dëshmitarëve, e të cilat më pas janë gjetur të vdekura.

Në parashtrimin e tij, Emmerson tha se gjatë marrjes në pyetje ky dëshmitar mund të japë informacione të cilat mund të jenë vetëinkriminuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sikurse mund të dini i nderuar gjykatës, ky dëshmitar citohet si atë në Amerikë e quani bashkëkonspirues pa aktakuzë dhe kjo shtjellohet më tej në paragrafin 155 të aktakuzës dhe shtjellohet më tej në paragrafin 329 të dosjes së gjykimit paraprak të Prokurorisë. Ajo ka të bëjë me një incidim që e keni çuar edhe më herët dhe lidhet me një pretendim që ky dëshmitar ka urdhëruar rrëmbimin e tri anëtarëve të familjeve të dëshmitarëve, tri gra të cilat janë gjetur të vdekura”, tha Emmerson.

Avokati tha se meqë dëshmia e dëshmitarit mund të jetë vetëinkriminuese, mund ta lejojë të marrë një këshillë nga një avokat.

“Duke marrë parasysh këtë historik, këtë sfond dhe këtu sigurisht në… të paragrafit 97, paragrafi 5 të protokollit të urdhrit për zhvillimin e procesit gjyqësor të datës 25 janar… ku thuhet se gjatë seancës përgatitore, marrja në pyetje nga z.Pace duhet ta bëjë marrjen në pyetje duke marrë parasysh dëshmitarët dhe informacionet që ai mund të japë, mund të jetë vetëinkriminues dhe që të lejojë që të marrë këshillë nga një avokat”, tha tutje Emmerson.

Emmerson tha se nuk e ka dëgjuar prokurorin James Pace që nuk e ka informuar dëshmitarin se në qoftë se trajtohet ose del ndonjë çështje e cila e inkriminon, atëherë duhet të ngritët çështja te trupi gjykues.

“Duke marrë parasysh edhe praktikën e mëhershme i nderuar gjykatës dhe më konkretisht… në dëshminë e dëshmitarit 04323 ju jepni një kujtesë që të jepet një këshillim dëshmitarit që të mos japë dëshmi vetëinkriminuese, përjashtim kur trupi gjykues urdhëron që të bëjë këtë gjë në përputhje me 152 dhe 3 dhe duhet informuar dëshmitari që në qoftë se trajtohet apo del në pah një çështje e tillë atëherë duhet të ngrihet kjo çështje në trupin gjykues. Nuk e dëgjova z.Pace të ia përmend këtë gjë, nuk e ka informuar fare dëshmitarin, sa i takon dokumenteve provuese të Prokurorisë”, tha Emmerson.

Sipas tij, është e rëndësishme që t’i sqarohet dëshmitari se cilët janë hapat që mund të ndodhin, në rast se cenohen një nga pikat e lartpërmendura.

“Parashtroj se duke e parë pozicionin e këtij dëshmitari dhe duke qenë se është ndër kryerësit e përmendur me emër që janë pjesë e … që janë këtu të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, absolutisht është shumë e nevojshme si nga Prokuroria ashtu edhe nga trupi gjykues që t’i tregohet këtij dëshmitari se cilët janë hapat që mund të ndodhin në qoftë se do të cenohen një nga pikat e përmendura përpara”, tha Emmerson.

Tutje, Emmerson tha që në shënimet që i ka parë, nuk e ka të qarë nëse Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që ai jo vetëm që mbetet në dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve.

“Pra, e di që në shënimin një apo dy thuhet diku që dëshmitari që ka thënë se nuk e kam problem a do të dënohem a po jo, megjithatë për ne nuk është e qartë në qoftë se Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që dëshmitari jo vetëm që mbetet nën dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve, pra sikur që e thash më përpara thuhet që ai të jetë personi që ka kryer njërin prej krimeve që është pjesë përbërëse e aktakuzës”, tha tutje Emmerson.

Ndërsa, Pace tha se dëshmitarit iu është bërë me dije dhe se i njëjti ka hequr dorë nga e drejta për të pasur avokat.

Në këtë seancë, u pranuan si prova materiale deklaratat e mëhershme të dhëna për ZPS-në të Sadik Halitjaha, si dhe materialet përcjellëse.


Fillon dëshminë dëshmitari Sadik Halitjaha në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 35-të, ka filluar që të dëshmoj dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha, ish-zv.komandantë i Zonën Operative të Pashtrikut (me kodin W04765), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit, James Pace.

ZPS ka paraparë 2 orë që ta marrë në pyetje këtë dëshmitarë, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë paraparë rreth 14 orë e gjysmë.

Para fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 36-të, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III urdhëroi që disa dokumente të riklasifikohen si konfidenciale.

Po ashtu, edhe disa dokumente u pranuan si prova materiale.


Dëshmitari thotë se nuk është i sigurt nëse e ka rrëmbyer UÇK-ja

Dëshmitari i 35-të në gjatë dëshmisë së tij gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë që nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë.

“A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbye, por se di kush”, tha dëshmitari.

Ndërsa, pas kësaj pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtroj kryetari i trupit gjykues, Guenawl Mettraux.

Mettraux e pyeti dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.

“A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z.Krasniqi ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari, a ju kujtohet kjo pyetje që Ellis. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë, kush është ky njëri”, tha gjyqtari por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.

Tutje, gjyqtari paraqiti deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

Ndryshe, ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte.

Ky dëshmitarë kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.


Dëshmitari thotë se është arrestuar nga UÇK-ja për shkak të një sherri me një familje dhe jo për shkaqe lufte

Dëshmitari i 35-të (me kodin W04444) gjatë dëshmisë së tij ka pohuar se arrestimi dhe ndalimi i tij në fshatin Likoc nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kishte lidhje as me këta të fundit e as me luftën.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe, dëshmitari pohoi pretendimin se arrestimi dhe ndalimi i tij nga UÇK-ja kishte të bënte me një mosmarrëveshje apo sherr në mes tij dhe një familje nga fshati i tij.

Fillimisht avokati Keohe parashtroi pyetjet për dëshmitarin mirëpo përgjigja e këtij të fundit nuk u dëgjua.

“Ju mendoni se qëndrimi juaj është se çfarë iu ka ndodhur, fakti që iu rrëmbyen dhe ndaluan në Likoc, kjo a ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje apo sherri që keni pasur me një familje në fshatin tuaj”, pyeti Keohe

Ndërsa pas riformulimit të pyetjes, dëshmitari pohoi një gjë të tillë.

“Pra, ajo se çfarë iu ndodhi juve nuk kishte lidhje as me UÇK-në as me luftën”, pyeti Keohe.

Pas kësaj, Keohe kërkoi që të kalohet në seancë private në mënyrë që të parashtroj pyetje të tjera për dëshmitarin, gjë e cila u aprovua nga trupi gjykues.


Dëshmitari i 35-të dëshmon në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 35-të me (kodin W04444), në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.

Këtë dëshmitar ka filluar që ta merr në pyetje mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Geoffrey Roberts.

Roberts pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtrojë në seancë të mbyllur.

Pas avokatit Roberts, këtë dëshmitarë do ta marrin në pyetje edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë si dhe trupi gjykues.

Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të enjten me 9 nëntor 2023. Gjatë dëshmisë së tij ai ka pretenduar se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së.

Back to top button