Kaloni te përmbajtja kryesore

ZRRE: Çmimet e reja garantojnë qëndrueshmëri dhe siguri në sistemin energjetik

Zyra e Rregullatorit për Energji, njofton Gjykata e Apelit ka vendosur se vendimi i Bordit të saj i marrë me 8 shkurt 2022, mbetet në fuqi, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
“Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, Bordi i Zyrës së Rregullator të Energjisë gjatë gjithë punës së tij ka zbatuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore në fuqi dhe ka ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur. Bordi i ZRRE-së rikujton se çmimet e përcaktuara janë duke garantuar qëndrueshmëri dhe siguri në sistemin energjetik, rrjedhimisht reflektojnë kostot e sistemit. Mbrojtja e konsumatorëve dhe e gjithë sistemit energjetik janë thelbësore për zgjidhje sistematike dhe afatgjate.” thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button