Ministrja austriake për Evropë kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo këto deklarata i ka bërë pas Komisioni Evropian rekomandoi për Ukrainën statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. Ajo tutje ka shtuar se mbajtja e premtimeve të BE-së është çështje sigurie për Evropën.
“Sot, Komisioni Evropian prezantoi opinionin e tij për aplikimin për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Këto tani duhet të analizohen në detaje gjatë ditëve në vijim.
Është e qartë se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta në procesin e anëtarësimit. Për sa i përket Ballkanit Perëndimor në veçanti, mbajtja e premtimeve tona është një çështje sigurie për Evropën dhe një çështje e besueshmërisë së Bashkimit Evropian.
Kjo kërkon statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, shkruan ajo në Twitter./21Media

Back to top button