Zuhair Murad me koleksion të ri për sezonin para vjeshtor 2023

Për krijimin e veshjeve të sezonit para vjeshtor 2023, disenjatori i njohur libanez Zuhair Murad u inspirua nga interieri i shtëpive apo ndërtesave të viteve të 60-ta.
Më saktësisht, ai për krijim të tij u përqendrua në perde, në stilin e interierit barok, në gravura të mëdha e pasqyra.
Veshjet me ngjyra të forta përshkrojnë atmosferën në videon të cilën Murad e realizoi për prezantimi e këtij koleksioni.
Murad me fjalë të tjera, me këtë koleksion reflekton në liri dhe frymarrje lirshëm.
Nga disajnet duket sikur disenjatori Murad gjatë krijimit të tyre ka pasur në mendje edhe filmin “Liza në botën e Çudirave”, pasi që ai disa prej tyre i ka disajnuar me forma të ndryshme, duke përfshirë në to pjesë zemrash apo diamante.
Disenjatori Zuhair Murad paraqitjen e parë në publik me prezantim të koleksionit e bëri në vitin 1999, në Romë./21Media

Back to top button