Zvonimir Boban viziton nesër Kosovën

Shefit i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban do të qëndrojë të mërkurën për vizitë zyrtare në Kosovë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Boban nesër do të takohet me ministrin Hajrulla Çeku në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pastaj me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe me Komitetin Ekzekutiv në selinë e FFK-së.
Ai më pas do t’iu drejtohet edhe mediave në një konferencë në ora 15:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vizita e Zvonimir Boban vjen pak ditë pasi në Kosovë ishte për vizite edhe Presidenti I FIFA-së, Gianni Infantino.

Back to top button