Zyra e kryeministrit: S’ka shtyrje të takimit në Washington

 

Pas raportimit të mediave se takimi paraparë ndërmjet krerëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington më 2 shtator është shtyrë, zyra e kryeministrit e ka mohuar një gjë të tillë.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit, Avdullah Hoti, për portalin rtv21.tv ka thënë se nuk ka konfirmim zyrtar se ky takim është shtyrë.

Në muajin qershor ishte planifikuar një takim në Washington, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi./21Media

Back to top button