Zyrtare, Aubameyang është lojtari më i ri i Barcelonës

Mbrëmë skuadra e Arsenalit ka bërë zyrtare se ka shkëputur kontratën me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.
Ndërkaq, gjigandi katalunas Barcelona ka arritur që të sigurojë shërbimet e Aubameyang, ku edhe e ka bërë sot zyrtare transferimin e yllit gabonez.
Bëhet e ditur se Aubameyang ka nënshkruar një kontratë me Barcelonën që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri më 30 qershor të vitit 2025, me opsionin për ta larguar atë nga skuadra në vitin 2023.
Po ashtu, pasi që nënshkroi kontratën e re me Barcelonën, klauzola e lirimit të Aubameyang tani kap shifrën e 100 milionë eurove.
Postimin e Barcelonës për konfirmimin e transferimit të Aubameyang e gjeni më poshtë.

Back to top button