Kurti i përgjigjet Lajçakut: Kosova s’frikësohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjigjur Lajçakut për Asociacionin duke thënë se Kosova nuk frikësohet.
Këto komente Kurti i bëri pasi emisari special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, u shpreh se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen që e ka nënshkruar për Asociacionin dhe Kosova s’ka përse të frikësohet, ndërsa shtoi se Asociacioni nuk parasheh “Republikë serbe”.
Pas një vizite në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, Kurti ka thënë se s’është diskutuar për asnjë model.
“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit të pavarur i Kosovës demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Nuk është diskutuar ndonjë model”, ka thënë Kurti.
Ai tutje u shpreh kanë dhënë propozimet në takimet në Bruksel duke theksuar se janëkonstruktivë për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet i lehtësuar nga BE-ja, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore./21Media