Zyrtare: David Silva pensionohet nga futbolli

David Silva ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesional pasi që pësoi një lëndim të tmerrshëm në stërvitje.

Legjenda e Manchester Cityt, Silva edhe zyrtarisht ka njoftuar për pensionimin e tij në moshën 37 vjeçare, disa javë para se të fillojë sezoni i ri.

Silva kishte nënshkruar një kontratë të re një vjeçare me Real Sociedadin në muajin prill.

Ai e ndihmoi Sociedadin të rikthehet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 10 viteve.

“Sot është një ditë e mërzitshme për mua. Sot është dita kur i them lamtumirë asaj që ia kam dedikuar të gjithë jetën time. Sot është koha kur i them lamtumirë kolegëve të mi, të cilët janë si familje për mua. Do të më mungoni shumë. Ches. Armeros. Celtinas. Citizens dhe Txuri Urdines. Faleminderit sepse ju më bëtë të ndihem në shtëpi”, tha Silva përmes një videomesazhi.

Back to top button