Zyrtare, Fury do të ballafaqohet me Chisuran më 3 dhjetor

Tyson Fury do të ndeshet me Derek Chisora-n në ndeshjen e tyre të tretë në stadiumin “Tottenham Hotspur” më 3 dhjetor në Londër.
Fury, 34 vjeç, do të mbrojë titullin e tij botëror në WBC për herë të tretë kundër një boksieri që e ka mundur dy herë më parë.
Rivalët e peshave të rënda janë ballafaquar në vitin 2011 dhe 2014, ku Fury ka fituar në të dyja rastet.
Fury është i pamposhtur në 32 meçe, ndërsa 38-vjeçari Chisora po i afrohet fundit të karrierës dhe ka tri humbje në katër meçet e tij të fundit.
Chisora i ka dhënë fund një serie humbjesh prej tri ndeshjesh duke mposhtur Kubrat Pulev në korrik, ndërsa Fury lufton për herë të parë që nga ballafaqimi me Dillian whyte në stadiumin “Wembley” në prill.
Fury ka njoftuar tërheqjen e tij pas asaj fitoreje, por që atëherë ka bërë një kthesë dhe tani dëshiron të luftojë me kampionin e unifikuar Oleksandr Usyk për të gjithë titujt kryesorë të peshave të rënda në vitin e ardhshëm.
Fury ka qenë në bisedime për të luftuar Anthony Joshuan në dhjetor, por negociatat janë ndërprerë midis të dy kampeve.

Back to top button