Arrestohen tre persona të kërkuar në Vushtrri e Mitrovicë

Tre persona u arrestuan të hënën dhe të martën në Vushtrri dhe Mitrovicë, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga Gjykata kompetente.

“Personat e arrestuar janë: e dyshuara e parë F.M., 52 vjeçare, e kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”, i dyshuari i dytë A.M., 24 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e rendë” dhe i dyshuari i tretë M.H., 27 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”, të gjithë shtetas i Republikës së Kosovës, ku te njëjtit pas përfundimit të procedurave policore janë dërguar në vuajtje të dënimit.”, informoi sot Policia./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button