Zyrtare: Hazard pensionohet nga futbolli

Eden Hazard ka njoftuar sot për pensionimin e tij nga futbolli.

Ish-ylli i Chelseat dhe Real Madridit i jep fund karrierës së tij si futbollit në moshën 32 vjeçare.

Aventura e tij më e suksesshme mbetet ajo te Chelsea, ku arriti të bëjë 245 paraqitje në Premier Ligë, në të cilat regjistroi 85 gola dhe 54 asistime mbi emrin e tij.

Hazard fitoi dy tituj të Premier Ligës me Chelsean, dhe shihet si njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të klubit londinez.

“Ju duhet ta dëgjoni vetën dhe të ndaloni së luajturi në kohën e duhur. Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur që t’i jap fund karrierës sime si futbollist profesionist”, shkroi Hazard në rrjetet sociale.

“Kam pasur mundësinë që të realizojë ëndrrën time, kam luajtur dhe kam pasur kënaqësinë që të luajë në shumë fusha përreth botës. Gjatë karrierës sime isha me fat që të takoja trajnerë të mëdhenj dhe bashkëlojtarë – faleminderit të gjithëve për këto kohë, do më mungoni të gjithë”, shkroi më tej Hazard.

Hazard u zgjodh lojtari i sezonit në Premier Ligë në edicionin 2014/15, dhe 15 asistimet e tij në sezonin 2018/19 i sollën atij çmimin e organizatorit më të mirë, ndërsa ai morri dy herë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të muajit.

Ylli belg e ndihmoi Chelsean drejt dy titujve të Ligës së Evropës, triumfit në FA Cup dhe një Kupe të Carabaos. Klubi i tij i fundit ishte Real Madridi, të cilit iu bashkua në vitin 2019.

Back to top button