Zyrtare, kjo është data kur do të përballen Italia me Argjentinën

Kampioni i Evropës në futboll Italia dhe ai i Amerikës Latine, Argjentina do të ballafaqohen ndërmjet vete.
Tashmë institucioni më i lartë i futbollit UEFA ka konfirmuar se kjo ndeshje e madhe do të zhvillohet më datën 1 korrik të vitit të ardhshëm (2022) dhe do të zhvillohët në Londër.
“Ne jemi të kënaqur të ndërtojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera me CONMEBOL (Kupa e Amerikës) dhe dëshira jonë e fortë për të vepruar së bashku për zhvillimin e futbollit dhe përfitimet e tij për shoqërinë reflektohet më tej nga ky memorandum i ri mirëkuptimi. Ka një traditë të gjatë bashkëpunimi mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it, siç mund të dëshmohet ndër vite me gara të tilla si Trofeu Artemio Franchi dhe Kupa Ndërkontinentale, dhe është një krenari e madhe që po rilançojmë një trofe kaq prestigjioz. Ne mezi presim të eksplorojmë mundësi të reja së bashku dhe po presim me padurim finalen në Londër”, ka thënë presidenti i UEFA-së Aleksander Ceferin.

Back to top button