Zyrtare, ky është transferimi i radhës te Interi 

Gjiganti italian, Inter, ditëve të fundit ka zyrtarizuar tri transferime, ndërsa sot klubit do t’i bashkohet edhe një lojtar i ri.
Bëhet fjalë për Henrikh Mkhitaryan, i cili i është bashkuar Interit si lojtar i lirë nga Roma, pasi që me këtë të fundit i skadoi kontrata.
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester Unitedit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare në “Giuseppe Meazza”, duke u bërë nënshkrimi i katërt veror i “Nerazzurrëve” pas ardhjes së Andre Onana-s, Kristjan Asllanit dhe Romelu Lukakut.
Mkhitaryan ka shijuar periudhë të suksesshme në kryeqytetin italian pas largimit nga Premier Liga, ku është shpallur kampion i edicionit inaugurues të Ligës së Konferencës në fund të sezonit 2021/22.
Roma ishte përpjekur të negocionte një marrëveshje të re me Mkhitaryan në vitet e fundit, por nuk ka arritur të binte dakord për kushtet, dhe ai tani i është bashkuar rivalëve të tyre në Serie A, Inter, pasi kontrata e tij ka skaduar në fund të qershorit.
Në sezonin e fundit, Mkhitaryan ka arritur të bëjë 44 paraqitje në të gjitha garat për Romën, duke regjistruar pesë gola dhe nëntë asistime.
Fotot e Mkhitaryan duke nënshkruar kontratën dhe si lojtar i Interit i gjeni më poshtë.



Back to top button