Zbulohen planet e transferimeve të Barcelonës, 200 milionë euro në dispozicion për Xavin

Barcelona shpreson t’i japë menaxherit të tyre Xavi shumë prej 200 milionë eurosh për t’i shpenzuar për katër lojtarët kryesorë në afatin kalimtar të verës.
Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, besohet të jetë në krye të listës së dëshirave për Barcelonën, me Xavin të interesuar gjithashtu për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva-n, anësorin e Leeds, Raphinha-n dhe qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde-n.
Megjithatë, kampioni gjerman, Bayern, po heziton të largojë Lewandowskin, por polaku ka thënë më parë se e sheh të ardhmen e tij diku tjetër dhe se do të ishte i interesuar t’i bashkohej Barcelonës nga klubi bavarez.
Në anën tjetër, Barcelona besohet të ketë bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh drejt Bayernit, por që kjo është refuzuar menjëherë.
Mesfushori i Cityt, Bernardo Silva, thuhet gjithashtu se i pëlqen një lëvizje në Spanjë dhe është i hapur rreth kalimit te Barcelona.
Sa i përket Raphinha-s, është raportuar se Barcelona tashmë ka bërë një ofertë zyrtare, por ajo nuk arrin ofertën prej 75 milionë eurosh të Chelsea-S, e cila është pranuar nga Leeds.

Back to top button