Zyrtare, Pirlo merr në drejtim skuadrën turke

Ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës turke Fatih Karagumruk, duke u bërë trajneri i ri i tyre.
43-vjeçari italian po kërkon të rinisë karrierën e tij si trajner pas një viti mjaft jofrymëzues në krye të Juventusit, ku ai arriti vendin e katërt, fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën.
Siç njoftoi Fatih Karagumruk, Pirlo ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin dhe do të zbulohet të martën e javës së ardhshme. Ai është bërë italiani i dytë që drejton skuadrën turke pas Francesco Fariolit.
Fatih Karagmuruk arriti në vendin e 8-të në Super Ligë sezonin e kaluar. Ata kanë tre lojtarë italianë në skuadrën e tyre: portierin Emiliano Viviano, mbrojtësin Davide Biraschi dhe anësorin Fabio Borini.

Back to top button