Zyrtare, Pogba largohet nga Unitedi si lojtar i lirë

Gjiganti anglez, Manchester United ka njoftuar se mesfushori Paul Pogba do të largohet nga klubi në fund të këtij muaji, kur edhe përfundon kontrata e tij aktuale.
Si duket spekulimet e shumta që Pogba nuk do të rinovojë kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” tanimë janë të vërteta, pasi që sot u konfirmua se ylli francez do të largohet nga Unitedi.
Pogba ka shkuar te akademia e Unitedit në moshën 16 vjeçare nga skuadra e La Havres, ndërsa në verën e vitit 2012 ka lënë gjigantin anglez për t’iu bashkuar Juventusit.
Sidoqoftë, në vitin 2016, ai ka marrë një vendim emocional që të rikthehej në “Old Trafford”, ku më pas ka arritur të fitojë dy trofe, atë të Carabao Cup dhe të Ligës së Evropës.
Ndërkaq, në 233 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United, Paul Pogba ka arritur të regjistrojë 29 gola dhe 41 asistime.
Pogba do të largohet këtë verë nga Unitedi dhe mbetet të shihet destinacioni i radhës për yllin francez.

Back to top button