Kurti mohon se ka plan për formimin e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ka Asociacionin e Komunave dhe se i mjafton ky që është.
“Nuk jam në dijeni si kryeministër ndonjë far plani për ASK me shumicë serbe. Është trajtuar shumë. Nuk kam çka të shtojë diçka të re. Kushtetutshmëria në Kosovë nuk toleron asociacion mbi baza etnike, mbi baza zhvillimore por jo mbi baza etnike. As serbët nuk e kanë prioritet, ata duan vende pune, zhvillim, shëndetësi.”, deklaroi Kurti
Këto komente Kurti i bëri gjatë një konferencë për media, pasi u pyet në lidhje me deklaratën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se Qeveria e Kosovës e cila ka thënë se Qeveria e Kosovës ka propozim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kurse Kurti tha se vet nuk është në dijeni për këtë./21Media

Back to top button