Zyrtare: Xhaka, lojtar i Bayer Leverkusenit

Përmes një komunikate zyrtare, skuadra e Bayer Leverkusenit e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit me prejardhje kosovare, Granit Xhaka.

Xhaka i bashkohet Bayer Leverkusenit nga Arsenali për një tarifë prej 25 milionë eurove.

Mesfushori zviceran me prejardhje kosovare ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën gjermane, e cila do ta mbajë të Leverkuseni deri më 30 qershor të vitit 2028.

Në Granitin, ne kemi pasur mundësinë që të transferojmë një lojtar fantastik. Aftësitë e tij në fushë janë të njohura. Por, mbi të gjitha, ka shumë pak lojtarë të cilët me plot bindje mund ta udhëheqin një skuadër si ai falë mentalitetit dhe personalitetit të tij”, tha Simon Rolfes, drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit.

Për Xhakën, lëvizja te Bayer Leverkuseni nënkupton një aventurë të dytë në Bundesliga, pasi që në të kaluarën Graniti ka qenë pjesë e Borussia Monchengladbachut nga viti 2016 deri në vitin 2016.

Back to top button