Zyrtarët ukrainas raportojnë më shumë granatime e viktima në lindje

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar bombardime të mëtejshme nga forcat ruse dhe viktima civile në pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, të cilat janë bërë fokusi i sulmeve ruse.

Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, ka thënë se qytetet Severodonetsk, Lysychansk, Kreminna, Novodruzhesk dhe Rubizhne ishin shënjestruar sërish, me 12 ndërtesa banimi të goditura ditën e fundit.

“Fatkeqësisht, pati viktima në Lysychansk — një njeri vdiq, tre të tjerë u plagosën. Numri i sulmeve raketore dhe ajrore në rajonin e Luhansk është rritur ndjeshëm. Dje Lysychansk u bombardua nga aeroplanët dhe pati një sulm me raketa. Është më e vështirë të evakuohen njerëzit nga qytetet Popasna dhe Rubizhne. Trupat tona zmbrapsin sulmet e vazhdueshme. Ne nuk mund të shkojmë në zona të caktuara të qyteteve dhe të marrim njerëz për shkak të granatimeve të vazhdueshme. Në qytetet Kreminna, Severodonetsk dhe Lysychansk evakuimi bëhet çdo ditë,” tha Haidai, duke shtuar se ndonjëherë mund të jetë deri në 2,000 njerëz”, ka thënë ai.

Ai shtoi se spitalet janë ende duke funksionuar në Lysychansk dhe Severodonetsk.

Haidai tha se shirat e dendur mund të pengojnë përpjekjet ruse për të avancuar.

“Brenda dy ditëve të fundit ata filluan të grumbullojnë qindra njësi të pajisjeve të rënda, duke i tërhequr më afër vijës së frontit. Kjo sugjeron që ofensiva duhet të fillojë sot dhe nesër, por sot bie shi. Sipas parashikimit, do të bjerë shi për disa ditë”, shtoi ai.

Ai tha se shirat do t’i detyronin automjetet të përdorin rrugët, “dhe kjo e bën një objektiv të lehtë për mbrojtësit tanë. Shpresoj që shirat të ngadalësojnë ofensivën.”

Ndërsa luftimet në lindje vazhdojnë, zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk njoftoi sot për nëntë korridore evakuimi, duke përfshirë nga Mariupol dhe Berdiansk në bregun juglindor, dhe Severodonetsk, Rubizhne dhe Lysychansk./21Media

Back to top button