Zelensky: BE-ja duhet të reduktojë përdorimin e energjisë ruse tani
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të përfshijë naftën dhe gazin në paketën e ardhshme të sanksioneve.
Duke folur në parlamentin lituanez, ai vlerësoi vendin për ndalimin e importeve të gazit rus, por kritikoi BE-në për hezitimin e tepërt në sanksionimin e Rusisë.
BE-ja u takua të hënën për të diskutuar një grup të gjashtë sanksionesh, të cilat mund të përfshinin naftën dhe gazin rus, por nuk arritën një marrëveshje./21Media