Zyrtarëve kinezë u vjen keq që thyen bravat kur po kërkonin kontaktet

Zyrtarët kinezë u kanë kërkuar falje banorëve të një komuniteti në Guangzhou për heqjen e bravave në dyert e shtëpive të tyre.
Një numër njerëzish në kompleksin e apartamenteve në qytetin jugor kinez kohët e fundit kishin rezultuar pozitivë me COVID-19. Zyrtarët po kërkonin kontaktet e afërta që mund të ishin fshehur në përpjekje për të shmangur zhvendosjen në një qendër karantine.
Kina mban një politikë strikte zero-COVID dhe karantinat janë të zakonshme, raporton BBC
Të prekurve nga thyerjet u është thënë se do të dëmshpërblehen për dëmin.
Sipas gazetës Tianmu News, bravat u thyen në dyert e përparme të të paktën 84 shtëpive nga zyrtarë bazë dhe punonjës të komunitetit.
Incidenti ndodhi më 10 korrik, menjëherë pasi disa persona në kompleks kishin rezultuar pozitivë për virusin.

Aktualisht, ka më shumë se 1 mijë komunitete të mbyllura në Kinë, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, të nënvarianteve shumë të transmetueshme të Omicron.

Më shumë se 90% e popullsisë së Kinës është e vaksinuar./21Media

Back to top button