Zyrtari i Këshillit të Evropës demantoi Bislimin

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka bërë përshkrimin e drejtë të takimit që kanë pasur të mërkurën për aplikimin e mundshëm të Kosovës për pranim në këtë organizatë.
Teksa Bislimi në Twitter ka thënë se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikim për pranim në Këshill të Evropës, zyrtari i organizatës ka thënë se nuk ka qenë interpretim i drejt i qëndrimit të tij.
“I kënaqur që takova Bjorn Bergen gjatë qëndrimit në Strasbourg, që mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës. Diskutimi jonë u fokusua edhe në vënien në pah të progresit të Kosovës, reformat dhe harmonizimi me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
Ndërkaq të enjten, Berge mohoi këtë përshkrim.
“Me keqardhje, ky s’ka qenë përshkrimi korrekt i asaj që kam deklaruar në takim sa i përket aplikimit të mundshëm në Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge./21Media

Back to top button