Putin: Rusia mund të marrë asetet e kompanive të huaja
Presidenti rus, Vladimir Putin tha se qeveria ruse mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia.
Ai thotë se Rusia mund të “fusë menaxhimin e jashtëm” të atyre bizneseve që mbyllin objektet e tyre të prodhimit dhe më pas “të dorëzojë këto ndërmarrje tek ata që janë të gatshëm të punojnë”, transmeton rtv21.tv.
“Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë”, tha ai në një fjalim televiziv rus./21Media