Zyrtari i Komunës së Shtimes vdiq nga Covid-19, ishte 34-vjeçar

 

Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë. Në moshën 34 vjeçare, Afrim Tafa humbi jetën pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpuntorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë. Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, ka shkruar Ismajli në llogarinë e tij “Facebook”.

Stafi i komunës së Shtimes shprehu ngushëllime ndaj familjarëve.

Numri i të infektuarve me koronavirus deri më tani në Kosovë është 9 mijë e 492, 284 prej tyre kanë vdekur, kurse 5 mijë e 346 kanë arritur të shërohen./21Media

Back to top button