Izraeli e konsideron Libanin shtet armik, por tani u bë solidar

 

Ndërtesa e bashkisë së Tel Aviv u ndriçua me një imazh të flamurit libanez të mërkurën në mbrëmje si shenjë mbështetjeje për Bejrutin, i cili u dëmtua rëndë nga shpërthimi i së martës.

“Njerëzimi vjen para çdo konflikti dhe zemrat tona janë me popullin libanez pas kësaj katastrofe të tmerrshme”, tha kryetari i Tel Avivit, Ron Huldai në një deklaratë.

Tash më është bërë një traditë që Tel Aviv të përdorë frontin e madh të ndërtesës për të demonstruar solidaritet me një qytet ose një vend që ka pësuar fatkeqësi, qoftë i bërë nga njeriu apo natyra, transmeton rtv21.tv.

Kryeqyteti libanez Bejrut u godit të martën në mbrëmje me një shpërthim, duke vrarë të paktën 135 njerëz dhe duke plagosur të paktën 5000 të tjerë.

Dhjetra njerëz janë ende të zhdukur, dhe të paktën 300,000 njerëz janë shpërngulur si rezultat i shpërthimit.

Një furnizim i madh i lëndëve plasëse të konfiskuara dhe potencialisht të pasigurta që ishin ruajtur në një depo në portin e qytetit dyshohet si burimi i shpërthimit.

Kryeministri, Hassan Diab tha se 2,750 tonë metrikë nitrat amoniumi janë ruajtur në një depo në port për gjashtë vjet./21Media

 

Back to top button