Zyrtari i lartë nga Izraeli fillon vizitën zyrtare në Kosovë
Delegacioni nga shtetit i Izraelit, kryesuar nga Esawi Frej po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë.
I njëjti delegacion gjatë ditës së sotme kanë vizituar Monumentin e Newbornit dhe Memorialin Heroinat.
Kjo vizitë do të pasohet me një numër të madh të aktiviteteve dhe takimeve në ditët në vazhdim.
Të dy ministrat nesër do të mbajnë një takim të përbashkët.
Ndërkaq, ministri izraelit do të bëjë homazhe te Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit./21Media