Zyrtari i MD-së ngre kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut dhe Blerim Sallahut
Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Elbasan Dervishaj, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahu.
Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Mund t’ju konfirmojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka pranuar kallëzimin penal lidhur me çështjen për të cilën keni shprehur interesim dhe është duke e trajtuar”, ka thënë Ulaj./21Media