Zyrtari korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë kapet me drogë

Arrestohet i dyshuari

Mbrëmë rreth orës 21:35 në Burgun e Sigurisë së Lartë, zyrtari korrektues me inicialet R.J me detyrë në Portën 0 është arrestuar pasi të njëjtit iu gjetur substancë të dyshuar narkotike.

Sipas një njoftimi për media të dyshuari iu është bërë kontrolli trupor, ku në xhep i janë gjetur edhe një paketim me 32 letra për mbështjellje të marihuanes.

Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar prokuroria dhe policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht Policia e Stacionit të Podujevës, e po ashtu edhe zyrtarë policor të Njësitit Antidrogë nga Regjioni i Prishtinës.

Me urdhër të prokurorit, R.J është arrestuar dhe është dërguar në stacion për intervistim. “Ndaj të njëjtit, SHKK ka iniciuar procedurat për pezullim nga vendi i punës”, thuhet tutje në njoftimin e Burgut të Sigurisë së Lartë./21Media

Back to top button