Zyrtari piu dezinfektuesin në vend të ujit

 

Një zyrtar indian piu aksidentalisht dezinfektuesin e duarve pasi e ngatërroi atë për një shishe uji gjatë një takimi publik.

Ramesh Pawar ishte në një seancë dëgjimore të komisionit buxhetor në Mumbai të mërkurën kur u ul dhe mori një gllënjkë nga një shishe afër.

Ai mendoi se ishte ujë, por u nxituan ta paralajmëronin se ishte dezinfektues, transmeton rtv21.tv.

Për ta shtuar sikletin e tij, momenti fatkeq u kap në video.

Zyrtari vuri re gabimin e tij dhe pështyu xhelin e duarve ndërsa të tjerët shpejt iu afruan në ndihmë.

Një koleg pastaj i dha një shishe uji Pawarit që më pas u largua nga dhoma.

Pawar është nënkomisar i Korporatës Komunale të Brihanmumbai./21Media

Back to top button