Zyrtari ukrainas: Rusët kanë hyrë në Kharkiv

orcat ruse kanë hyrë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë.

Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet e lehta ushtarake “kishin depërtuar në qytet”.

Para deklaratave të tij, pamjet ishin shfaqur duke treguar disa makina ushtarake ruse duke lëvizur nëpër rrugët e qytetit verilindor.

Sinegubov u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit.

“Mos lini strehimore! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë”, ka thënë ai./21Media

Back to top button