Kaloni te përmbajtja kryesore

Zyrtarizohet, Bregovic do të performojë në Festivalin e Birrës në Korçë

Artisti serb, Goran Bregovic konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Birrës në Korçë, i cili do të mbahet nga 18 – 22 gusht.
Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e Bregovic, si dhe nga faqja zyrtare e Festivalit.
Bregovic së bashku me grupin e tij muzikor do të performojnë më 22 gusht, me fillim nga ora 21:00.
Lajmi se Bregovic është i ftuar special në festën e birrës në Korçë, nuk u prit fare mirë. Duke filluar nga artistë të njohur vendor, të shumtë ishin ata që kundërshtuan bindshëm pjesëmarrjen e një artisti serb në këtë festival.
Madje, një peticion online ka nisur tashmë sa ditë, e që i njëjti është bërë me qëllim që të parandalohet performimi i Bregovic në Korçë.
Komuna e Korçës dhe organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se ftesa që i eshtë bërë Bregovicit nuk ka të bëjë fare me politikë, por me art.
Shqipëria kohëve të fundit është bërë pikë turistike apo destinacion për turistët serbë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button