​Koronavirusi vret një tjetër person në Itali

Koronavirusi ka marrë jetën e shtatë personave në Itali

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, viktima është një 62-vjeçar i cili prej ditësh ishte i infektuar nga virusi vdekjeprurës, ndërsa sot ai nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur betejën me jetën. Pacienti ishte transferuar në spitalin Sant’Anna në Como gjatë fundjavës së shkuar. Ai ishte banor i Castigliones d’Adda. Sipas medieve italiane viktima vuante edhe nga një sëmundje e rëndë kronike nga e kaluar.

Ndërkohë numri i të prekurve nga koranavirusi në Itali përllogaritet të jetë në 230, ndërsa ky bilanc përkeqësohet nga minuta në minutë.

Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneton, Emilia Romagnan, Piemonten dhe Lazion.

Milano, falë edhe mbylljes së shkollave, është e zbrazur, metroja dhe trenat janë bosh. Ndërkohë, në Veneto kanë nisur kontrollet nà «për rrugë. Brenda dhe jashtë aeroporteve, kontrollet janë të shumta ndërkohë që në aeroportin e Fierences është e pranishme edhe ushtria.

Nisur nga zhvillimet në Itali, një mision i përbashkët i BE dhe OBSH do të mbërrijë në vend ndërkohë që komisioni evropian ka akorduar 230 milionë euro për të ndihmuar luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.

Back to top button