11 të vdekur nga helmimi në një tempull fetar

Tragjedi në Indi

Incidenti i rëndë kishte ndodhur të premtën mbrëma, pasi shumë fetarë nisën të sëmureshin rëndë, pas një ushqimi që kishin konsumuar në një tempull në Kamataka të Indisë.
Deri tani 2 persona janë marrë në pyetje mbi këtë incident, mirëpo nuk ka ndonjë të dyshuar për dashakeqësi, përcjell rtv21.tv.

Shumë nga personat që ishin në tempull u trajtuan për vjellje, diarre dhe probleme me frymëmarrjen. Komisioneri i policisë, BB Cauvery, ka njoftuar për numrat e viktimave.

“Në përgjithësi deri më tani 11 persona kanë vdekur dhe 93 të tjerë janë shtruar në spital, 29 nga ta ende ndihmohen nga ventilatorët. Vëmendje e plotë po iu dhurohet të gjithë tyre që janë në spitalin në Mysore.”, ka thënë ai

Mediat në Indi kanë raportuar se dyshohet për një helmim masiv për shkak të infektimit me pesticide, mirëpo policia ka deklaruar se ende është shumë herët për të ardhur në përfundime.
Policia ka shtuar se edhe disa zogj e disa qenë janë gjetur të vdekur pasi kanë konsumuar atë ushqim./21Media

Back to top button